TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të nis nesër një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht se ende nuk është konfirmuar, kreu i opozitës nëse udhëton drejt SHBA-ve, do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të vendit. Burime nga selia blu bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se për nesër është konfirmuar nisja drejt SHBA-ve, të deputetit Aldo Bumçi.

Në fokus të takimeve të do të jetë situata politike në Shqipëri dhe protesta për zgjedhjet e lira.

Më herët selia e PD theksoi se më 27 mars, kreu i opozitës do të marrë pjesë në samitin e Parlamentin Popullor Europian në Maltë, ku fokusi do të ngelet situata politike në vend.

Kur ka kaluar më shumë se 1 muaj që opozita proteston në Çadër para kryeministrisë, Basha edhe sot nuk i ndali thirrjet kundër kreut të qeverisë, Edi Rama, duke thënë: “Jemi këtu për të shpëtuar lëkurën, të mos përfundosh si Duçja. Republika e re është këtu për të garantuar që as ti dhe askush tjetër të mos përfundojë si Duçja Po të ishte puna për karshillëk, 18 shkurti i dytë të gjen në Lanë jo në zyrë, por ne jemi këtu si patriotë, si demokratë, si njerëz të një lëvizjeje të madhe të paprecedentë në historinë tonë, që është mbi të gjitha një lëvizje qytetare dhe paqësore”
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: