Ndërprerja e për ndeshjet e kombëtareve nuk ka ulur ritmin e Bajern Mynihut. Bavrezët kanë regjistruar sot fitoren e radhës me një sukses të thellë 6-0 ndaj Augsburgut duke ecur të pashqetësuar drejt titullit të radhës.

Levandovski me 3 gola dhe Myler me 2 ishin protagonistët kryesorë të kësaj ndeshjeje që i shërbeu ekipit të Ançelotit që të mbante në 13 pikë diferencën ndaj Lajpcigut ndjekës, i cili arriti ndërkohë një fitore të thellë 4-0 ndaj Darmshtadit.

Për t’u theksuar është kthimi në fushë i Mërgim Mavrajt me skuadrën e Hamburgut, që regjistroi një fitore shumë të rëndësishme 2-1 pikërisht ndaj ish-skuadrës së mbrojtësit shqiptar, Këlnit. Me 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit, Hamburgu duket në rrugën e duhur për të mbijetuar në elitën e futbollit gjerman.

Ajo që nuk pritej ishte aktivizimi i Amir Abrashit në ndeshjen e Fraiburgut kundër Verder Bremenit. Por mesfushori shqiptar, i cili u largua nga grumbullimi i kuqezinjve pas ndeshjes me Italinë për dëmtim, ishte në fushë që nga minuta e parë në këtë sfidë, të cilën skuadra e tij e humbi me shifrat 5-2. Mesfushori u zëvendësua në pushimin e ndeshjes, pasi qartësisht nuk ishte në formën më të mirë, edhe pse duhet theksuar se ekipi pësoi 3 gola në pejsën e dytë pa të në fushë dhe faji për këtë parqaitje të ekipit nuk ishte vetëm i tij/panoramasport

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb