Bunkerët e Shqipërisë kanë qënë në fokus të National Geographic në seksionin “Travel” të tij. Dikur, thotë shkrimi këto objekte prej hekuri e betoni u ndërtuan nga frika e regjimit komunist se mund të sulmohej, por sot kanë tjetër qëllim.

“Sidoqoftë, shqiptarët të shkathët nga natyra, po i shndërrojnë dhe po i japin këtyre objekteve jetë të re si restorante, bare, kafene apo edhe muze”, shkruan Alex Crevar, autori i shkrimit, i cili publikon fotot e fotografit Robert Hackman.

Shembuj të tillë gjenden kudo në vend. Në Shkodër është bërë një studio tatuazhesh, në Kavajë një dyqan hamburgeri, në brigjet e Golemit është krijuar një hotel me 20 dhoma. Ndërsa në Tiranë, janë dy muze që janë krijuar në 2014 dhe kanë pritur mijëra vizitorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: