TIRANE- E zhveshi në tualetin e banesës, e dhunoi dhe në fund e hodhi nga dritarja vetëm se ishte xheloz, por ngjarja makabre që tronditi Fierin pasditen e së shtunës nuk mbaron me kaq. Gazetari i “TV Klan”, Dashamir Biçaku ka dhënë detaje të reja për bisedën e fundit që është zhvilluar në sherr e sipër mes dy bashkëshortëve.

Sipas Biçakut, gruaja dhe bashkëshorti vrasës janë grindur me njëri-tjetrin në dhomën e pritjes në sy të fëmijëve. “Të lutem mos vazhdo më por qetësohu dhe ta zgjidhim me qetësi këtë punë”, i është drejtuar gruaja bashkëshortit të saj teksa ai e
përplaste në tokë.

“Goja jote e ndyrë po më shkatërron familjen”, mësohet t’i ketë thënë Fredi Ruko bashkëshortes përpara se ta çonte drejt tualetit. Ndërsa gruaja i është përgjigjur: “Familjen po e shkatërron ti dhe mua po më vret ti”.

Lutjeve të gruas për ta lëshuar, jo vetëm që nuk iu është bindur, por ka bërë çmos që ta hidhte sa më parë nga dritarja, e për këtë i janë dashur 3 minuta, siç shton Biçaku.

Sipas tij, fëmijët e çiftit kanë dëgjuar të bërtiturat, zhurmën por nuk kanë parë aktin e rëndë, pasi ndodheshin në dhomën tjetër të banesës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: