TIRANE– Një video e publikuar në faqen e Facebook-ut të “Joq” tregon momentin kur një qytetar ka debatuar dhe më pas ka gjuajtur një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në Pezë të Tiranës, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për piknik, ndërsa duhet se personi që është përplasur me policin ka qenë nën efektin e alkoolit.

“Ne Peze ndodhi nje ngjarje e shemtuar sot, ne nje vend ku behet piknik e ku ka familje plot. Qytetari tap pervec se u zi me njerezit i gjuajti edhe policit. Per pune makinash u grricen ne fakt, por pervecse u zune me njeri tjetrin, qytetari goditi, peshtyu dhe shau policin nga gruaja.”, shkruan personi që ka xhiruar pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: