Këshilltarja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mehilli, ka sqaruar se bashkëshorti i prokurores Elizabeta Imeraj në çështjen “Tahiri” nuk ka qene kurre kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar se “Personi ne fjale ska qene kurre kandidat per deputet i PD. E kishte mire Doktori, thoni me mire qe Habilajt jane kusherinj te tij dhe bini rehat”.

Postimi i plotë i Erla Mehillit 

Shpif shpif se dicka do te ngelet!

Vazhdojne fabrikimet e sajesave banale nga mediat e kontrolluara nga Rama. Sot, mjerot e tij shkruanin se bashkeshorti i prokurores se ceshtjes “Tahiri” na paskerka qene kandidat per deputet i PD.

Nje tjeter sajese banale dhe kjo. Personi ne fjale ska qene kurre kandidat per deputet i PD. E kishte mire Doktori, thoni me mire qe Habilajt jane kusherinj te tij dhe bini rehat

sdg

(e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb