TIRANE- Një 55-vjeçar nga Tirana i është drejtuar ditën e sotme policisë së Tiranës, për të denoncuar zhdukjen e dy familjarëve të tij. Para oficerëve të policisë, burri me inicialet S.Sh është shprehur i shqetësuar për largimin nga banesa të bashkëshortes dhe vajzës së tij 18-vjeçare.

“55-vjeçari S.SH., me banim në Shish Tufinë, ka bërë kallëzim se i janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer bashkëshortja dhe vajza, Dh.Sh., dhe A.Sh., vjeç 53 dhe 18”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burri nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me largimin e gruas dhe vajzës së tij, ndërsa policia po punon për rastin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: