TIRANE – Një 35-vjeçar në kryeqytet është arrestuar pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ka kërcënuar ish-bashkëshorten.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin: – Jetmir Sina, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij, u krye pasi ky shtetas ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka përndjekur në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë ish-bashkëshortes, shtetases O.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet iu refruan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Pengime për ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: