KUCOVE- Pas tre muajsh vuajtje, një grua 29-vjeçare ka marrë guximin t’i tregojë burrit të saj se kishte rënë pre e një përdhunimi. Burime nga policia kanë thënë për Syri.net, se 62-vjeçari D.T, banues në Kuçovë është akuzuar për përdhunim ndaj 29-vjeçares L.

Historia
62-vjeçari ishte një i njohur i 29-vjeçares që pretendon se ka rënë pre e përdhunimit nga ai. Ishte pikërisht i moshuari që vite më parë ka qenë “shkuesi” i njohjes së saj me bashkëshortin, njohje që më pas u kurorëzua me martesë dhe lindjen e dy fëmijëve.

29-vjeçarja L. i ka rrëfyer bashkëshortit të saj se e kishte “tradhtuar”.

Burime kofidenciale pranë policisë lokale thanë se, ajo i tregoi bashkëshortit se 62-vjeçari i thoshte shpesh se burri “po të tradhton”. Deri sa, një ditë, ai u fut në ambientet e shtëpisë së çiftit dhe e përdhunoi të renë në bodrumin që ndodhet aty, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ishte prezent.

Ky i fundit, pasi dëgjoi rrëfimin, bashkë me gruan shkuan dje në polici dhe bënë denoncimin. Mësohet se policia shoqëroi 62-vjeçarin, dhe pasi e mbajti disa orë në komisariat, e la të lirë. Tashmë, ai është nën hetim në gjendje të lirë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: