Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Letoni në një vizitë zyrtare. Ai e nisi ditën me një takim me trupat ushtarake shqiptare që ndodhen në batalionin Shumëkombësh të NATO eFP, në Ādaži.

Në bisedën që Ministri Bushati zhvilloi me ushtarakët shqiptarë, në emër të qeverisë i falënderoi ata për kontributin e tyre dhe për përkushtimin me të cilin ata i shërbejnë vendit krah për krah me forcat shumëkombëshe të NATO-s.

Bushati Letoni (1)

Vendosja e këtij batalioni shumëkombësh në Letoni realizohet në zbatim të vendimeve të Samitit të NATO-s, të mbajtur në Varshavë më 8-9 korrik 2016, me qëllim parandalimin dhe forcimin e mbrojtjes kolektive në rajonin e Baltikut, në përgjigje të kërcënimeve dhe rreziqeve që vijnë nga krahu lindor i Aleancës. ​ Aktualisht Shqipëria është present me kontingjentin e dytë të FARSH, me një togë EOD me 18 ushtarakë.

Ministri letonez Rinkevics shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Shqipërisë në kuadër të NATO-së, në Batalionin Shumëkombësh në Ādaži, Letoni.

Bushati Letoni (5)

“Vizitën në Letoni e nisa me një takim me ushtarakët shqiptarë që janë pjesë e batalionit shumëkombësh të NATO. Krenari dhe nder për vlerësimin e ushtarakëve tanë. Shqipëria krah për krah me aleatët për mbrojtjen e vlerave dhe sigurisë përballë rreziqeve që vijnë nga krahu lindor i Aleancës”, shkruan Bushati në “Facebook”.

Bushati Letoni (4)

Bushati ndodhet në Letoni në kuadër të komunikimit intensiv me vendet anëtare me objektiv vendimmarrjen për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me BE. Vizita në Letoni zhvillohet në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit të BP në BE, pak ditë pasi u publikua Strategjia e Zgjerimit e Komisionit Evropian.

Bushati Letoni (3)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb