BRUKSEL- Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishme me reformat.

Nga Brukseli ku po merr pjesë në takimin me ministrat e Jashtëm të BE, Bushati, pohoi se vendi ynë ka marrë vlerësime pozitive për reformën në drejtësi.

“Në Bruksel për takimin me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara në proçesin e reformave që lidhen me çeljen e negociatave për integrimin evropian, çka u konfirmua edhe gjatë këtij takimi qartazi nga vendet anëtare. Viti 2018 është shumë i rëndësishëm për ne dhe për rajonin. Ndaj procesi i zbatimit të reformave duhet të vijojë me këmbëngulje pavarësisht pengesave dhe rezistencës së aktorëve të ndryshëm politikë sepse çelja e negociatave për anëtarësim në BE është dhe duhet të përbëjë përparësi kombëtare ?? ??”, citohet në mesazhin e Bushatit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: