BRUKSEL- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati prezantoi sot në Bruksel para Komisionit të Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme ecurinë e SEECP gjatë kryesisë shqiptare.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ministri Bushati thekson se, “Në takimin me Komisionerin Hahn konfirmuam se në datë 24 mars do të zhvillohet në Tiranë, takimi i radhës i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE”

Më tej ministri shkruan se,“I njoha eurodeputetët me aktivitetet e SEECP gjatë këtij viti duke u ndalur kryesisht në kalendarin e përgatitur nga Kryesia shqiptare. Në mënyrë të veçantë u ndala në ministerialin e SEECP të zhvilluar në Tiranë, më 23-24 shkurt dhe deklaratën e përbashkët të miratuar kundër terrorizmit”.

“Gjatë këtyre takimeve prezantova ecurinë e reformave dhe të përpjekjeve të qeverisë për të përmbushur në kohë kriteret e parashikuara në Udhërrëfyesin për 5 prioritetet kyç. Marrja e një date për hapjen e negociatave për anëtarësim është me rendësi të veçantë për ecurinë e reformave, motivimin e administratës dhe mbështetjen publike”, shkruan Ministri Bushati.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: