Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi, në konferencën për shtyp para ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë nesër kundër Sllovakisë është shprehur se opsioni i vetëm është fitorja.

Më tej Bushi ka shtuar se Shqipëria e cila gjendet në Grupin 2 duhet të kishte shumë më shumë pikë se çfarë ka aktualisht.

“Ndaj Sllovakisë nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores, pasi në të kundërt nuk kualifikohemi. Nëse luajmë me vëmendje të plotë nga minuta e parë te e fundit, atëherë ne e fitojmë këtë takim. Mund të them se është një takim i barabartë, me dy Kombëtaret që kanë shanse të barabarta për të fituar.

Manaj është një futbollist mjaft i mirë, dhe pres akoma më tepër nga ana e tij, por kjo gjë pa e futur në presion. Kemi 6 pikë, por duhet të kishim 15 pikë. Jemi rrezikuar shumë pak nga kundërshtarët dhe meritonim më tepër. Nëse fitojmë nesër, shkojmë 9 pikë dhe do kjo do të na ndihmonte shumë për vazhdimësinë dhe shanset për kualifikimin. Shpresoj se tifozët do të jenë prezentë, sepse do t’i shpërblejmë”, – deklaroi Bushi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb