Alban Bushi, trajneri i ri kombëtares U-21 I cili u emërua pak kohë më parë, ka bërë publike listën e lojtarëve që do të ketë të grumbulluar nga data 18-të deri në 25-së janar në Shqipëri. Ky grumbullim bëhet për faktin që trajneri të ketë mundësi për t’i vëzhguar nga afër talentet që do të ketë në dispozicion për kualifikueset e ardhshme.
lista-bushi
Lista me 21 futbollistë
1-Elhan Kastrati (Teuta) Shqipëri
2-Mario Dajsinani (Partizani) Shqipëri
3-Bardhec Bytyqi (Alborg) Danimarkë
4-Idriz Voca (Luzern) Zvicër
5-Laurent Sadiku (Jang Boys) Zvicër
6-Arlind Amiti (Altak) Austri
7-Ymer Shaba (Dinamo) Shqipëri
8-Leonardo Maloku (Peskara) Itali
9-Alfred Ajdareviç (Orebro) Suedi
10-Fabio Sakaj (Modena) Itali
11-Amarildo Gjoka (Kortrijk) Belgjikë
12-Olgert Merkaj (Sampdoria) Itali
13-Rpmeo Shahinas (Racing Roma) Itali
14-Heroid Gjoshi (Vil) Zvicër
15-Frederiko Zenuni (Tutokuoio) Itali
16-Sherif Kallaku (Kremoneze) Itali
17-Ardit Deliu (RNK Split) Kroaci
18-Ermir Sahiti (Rabotniçki) Maqedoni
19-Arjan Kabashi (Elfsborg) Suedi
20-Valdrin Mustafa Kaizerslauten) Gjermani
21-Çlirim Shabani (Luzern) Zvicër

Keidi Bare nuk është pjesë e kësaj liste për arsyen se ky grumbullim nuk ka datë të përcaktuar në kalendarin e FIFA-s, dhe duke parë impenjimin e lojtarit me Atletiko Madrid është parë e arsyeshme që mos të thirret

Dy prej këtyre talenteve iu nevojitet pasaporta shqiptare në mënyrë që të kenë mundësi t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit. Bëhet fjalë për Taulant Seferi dhe Elvir Maloku. Kjo është hera e parë që marrin ftesë nga kombëtarja U-21. Diçka tjetër që bie në sy nga kjo listë është se shumica e lojtarëve vijnë nga kampionatet e huaja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb