SARANDE- Busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, sot kandidate për presidente të SHBA-ve Hillary Clinton u vendos sot në Bulevardin qendror të qytetit të Sarandës.

Pas një vendimi të marrë pak kohë më parë nga këshilli i bashkisë vepra skulpturore u bë realitet nga skulptori Idriz Balani.”

“Ne jemi të bindur se busti i Hillary Clinton, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i bën nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”, tha gjatë një ceremonie kryetarja e Bashkisë së Sarandës Floriana Koka.

Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane. Krahas bustit të Presidentit Willson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë, nje bust i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë-Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël. Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Richard Hollbrook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: