Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Buzëqesh Thomas Strakosha, Lacio fitore bindëse në transfertë (Video)

6b82a7fa6fe2c44ffeb080881765ab8d_169_l

Një pasdite pa shumë punë dhe që është mbyllur me fitore ka qenë kjo e sotmja për portierin e Lacios Thomas Strakosha. Skuadra kryeqytetase ka fituar thellë 0-3 në transfertë duke mposhtur Veronën që nuk i hapi shumë punë gardianit 21-vjeçar.
Strakosha-rilancia
Për Lacion që në mesjavë u mposht 1-4 nga Napoli në “Stadio Olimpico”, shënoi dy herë sulmuesi Imobile në minutën e 24-ër dhe 41-të. Ndonëse në golin e tretë Imobile nuk ishte autori, sërish mori pjesë duke shërbyer me asist.

Sulmuesi italian me dy golat e realizuar sot bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit me 8-të gola, 2 më pak se Paolo Dybala. Ndërsa Lacio sa i takon renditjes mban vendin e 4-rt me 13-të pikë, 1 më shumë se Roma që ka ende një ndeshje te prapambetur.

(e.k/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.