Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije sot (19 shtator) afatet për shprehjen e interesit nga ana e operatorëve të interesuar që duan të hyjë në garë për procedurën e ndërtimit të By-Pass-it të Vlorës apo Fierit. Ky njoftim vjen menjëherë pas atij të bërë nga ana e BERZH në datë 17 gusht.

Në dokumentin e ARRSH jepen detajet e projekteve, gjendja e tyre aktuale dhe hapat që duhet të ndjekin subjektet.

Sipas rregullave e para është faza e para kualifikimit ndërkohë që pas seleksionimit të emrave që kalojnë këtë fazë është faza e kualifikimit ku operatorëve ju kërkohet paraqitja e dokumenteve të rregullta tekniko-ligjorë dhe më pas edhe oferta.

Afati për shprehje interesi
ARRSH vlerëson se kompanitë që duan të janë pjesë e garës duhet të shprehin interesin deri në datë 25 tetor. Kjo konsiderohet si faza e para kualifikimit për ndërtimin e segmenteve rrugorë By-pass Fier dhe Vlorë.

Procedura është e hapur për të gjitha kompanitë e cdo vendi apo joint-venture( shoqëri e përbashkët). Për të tërhequr dokumentet e shprehjes së interest kompanitë duhet të paraqiten pranë ARRSH dhe të paguajnë një tarifë 100 euro.

By-pass i Vlorës
By-pass-i i Vlorës është të paktën 29 kilometra. Sipas kalendarit të parë të zbatimit ai duhet të kishte përfunduar në tetor të këtij viti por kompania Serenissima nuk arriti të përmbushte detyrimet kontraktuale duke ju hequr kontrata. Pas 24 muajsh nga lidhja e kontratës kompania fituese kishte mundur të realizonte vetëm 12% të projektit. Subjekti që do të shpallet fitues nga kjo fazë e dytë e tenderit do të ketë një afat prej 27 muajsh për ta përfunduar këtë projekt dhe nga ana e ARRSH do t’i vihen në dispozicion gjithë materialet e situacionit. Vlera fillestare e këtij segmenti është lakuar në nivelet e 67 milionë euro.

By-passi i Fierit
Ky segment është të paktën 22 kilometra i gjatë. Rruga nis 60 kilometra larg Portit të Durrësit duke vazhduar në Mbrostar, duke kaluar Fierin dhe pak kilometra në bregdet duke përfunduar në Jug të Levanit. Aktualisht nga kontrata paraardhëse e cila tashme është shkëputur është përfunduar 55 për qind e punimeve të rrugës.

Kompania e re që do të fitojë të drejtën për të ndërtuar këtë segment do të ketë një afat 15 mujor për ta përfunduar. Vlera fillestare e këtij By-passi është konsideruar 60 milionë euro./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb