TIRANE – Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka treguar detaje të takimit mes zyrtares së lartë amerikane Victoria Nuland dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke akuzuar kryeministrin Rama se po tenton të mbjellë gënjeshtra lidhur me përgjigjen e PD-së për propozimin hibrid të SHBA për reformën në drejtësi.

Sipas Bylykbashit, në takim Nuland pranoi se ndërkombëtarët nuk mund të kenë kompetenca ekzekutive.

“Zoti Basha shprehu qëndrimin e opozitës që roli i vëzhguesve ndërkombëtarë të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias, sepse roli i propozuar kishte kompetenca vendimmarrëse. Zj.Nuland, i kërkoi z. Basha që të bënte propozime për rolin e vëzhguesve ndërkombëtare në përputhje me rekomandimin 88. Z. Basha premtoi që brenda ditës së marte, PD do të ofronte zgjedhjen e saj bazuar mbi propozimin hibrid të ambasadoreve. Dhe kështu bëmë, ditën e martë në mbrëmje, PD dërgoi propozimin e saj. Kujt i duket kjo si Po ose Jo, le të kthehet në klasë të parë, ose të bëjë një ekzaminim të koshiences”- deklaron Bylykbashi.

DEKLARATA E PLOTE E BYLYKBASHIT
Kam ndjekur me vëmendje se si Rama ka mbjellë me tamtamet e tij mediatike apo edhe të tjerë tamtame në politikë apo analitikë, gënjeshtrën se zj. Nuland ka kërkuar vetëm një Po ose një Jo nga z. Basha.

Duke qenë se unë kam qene aty dhe s’luaj me fjalët, ‎më vjen të qesh me këtë tentativë mjerane për të luajtur me gënjeshtra për gjera kaq serioze. Por e meritojnë nja sqarim shqiptarët që keqinformojnë këta.

Ne ate takim ‎zj. Nuland paraqiti ate qe ajo e cilesoi si propozimin hibrid te ambasadoreve Lu dhe Vlahutin bazuar mbi qendrimet e paleve, pa marre autoresi. Ajo shprehu kundershtimin per rolin e Gjykates Kushtetuese ‎si organi qe do te bente vetting-un e kandidateve qe do te bejne vettingun e gjyqtarteve dhe prokuroreve.

Z. Basha shprehu qendrimin e opozites qe roli i vezhguesve nderkombetare te jete plotesisht ne perputhje me rekomandimin 88 te Komisionit te Venecias sepse roli i propozuar kishte kompetenca vendimmarrese.

Z. Basha pranoi te rishikohej roli i Gjykates Kushtetuese ‎per te eleminuar konfliktin e interesit. Sigurisht, Opozita nuk ka asnje tager t’i mohoje kompetencen e shqyrtimit te shkeljes se te drejtave te njeriut kesaj Gjykate.

Zj. Nuland, pasi nenvizoi se nderkombetaret nuk mund te kene rol ekzekutiv, i kerkoi z. Basha qe te bente propozime per rolin e vezhguesve nderkombetare ne perputhje me rekomandimin 88. Z. Basha premtoi qe brenda dites se marte, PD do te ofronte zgjedhjen e saj bazuar mbi propozimin hibrid te ambasadoreve. Dhe keshtu beme, diten e marte ne mbremje, PD dergoi propozimin e saj.

Kujt i duket kjo si Po ose Jo, le te kthehet ne klase te pare ose te beje nje ekzaminim te koshiences.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: