NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

12 tufa me 12 barishte (qepë të njoma, hudhra të njoma, bishta preshi, spinaq, lëpjetë, qumështore, hithra, pazi, rrepishte, majdanoz, koper, nenexhik)
2 kokrra vezë
200 gr djath
1 pako peta
6-8 lgj vaj ulliri
1 gotë qumësht
1 kokërr vezë
pak kripë
Përgatitja
Lajmë mirë barishtet dhe i grijmë ato me gjatësi 1 cm. I vendosim në një tas dhe pasi të hedhim 1 lugë çaji kripë fillojmë ti shtypim pak me duar. Më pas shtojmë 2 kokrra vezë, thërrmojmë pak djath dhe i trazojmë barishtet së bashku.
Në një tas të vogël trazojmë vezën me vajin e ullirit, me pak kripë dhe me qumësht dhe e lemë mënjëanë për të spërkatur petët.
Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe fillojmë shtrojmë petët duke i spërkatur ato në çdo dy petë. Pasi të kemi shtruar gjysmat e petëve përhapim barishtet në të gjithë sipërfaqen e tavës. Vendosim dhe petët e tjera duke i spërkatur me vezë dhe qumësht. E vendosim byrekun në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra dhe e lemë të ftohet para se ta shërbejmë.
(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb