NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

1 pako peta për byrek
300 gr proshutë pule
300 gr djathë kaçkavall
3-4 kokrra vezë
1 gotë qumësht
1 lk sodë buke
2-3 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë

Pergatitja

Tresim fillimisht gjalpin dhe e bashkojmë me vajin e ullirit. Lyejmë një tavë me pak yndyrë dhe më pas vendosim një shtresë me petat e byrekut duke i vendosur të rrudhosura. Më pas vendosim një shtresë me djath kaçkavall të grirë hollë, një shtresë me proshutë të prerë në copëza. I spërkasim përbërësit me një lugë gjalpë të shkrirë. Vendosim përsëri një shtresë me peta byreku të rrudhosura duke i spërkatur petët me pak yndyrë. Vendosim përsëri një shtresë me djath dhe proshutë dhe në fund një petë të rrudhosur.

Trazojmë në një tas vezët me qumështin dhe me pak sodë buke. E shtojmë kremin e përgatitur mbi byrek duke e mbuluar më pas të gjithë sipërfaqen me pak djath kaçkavall të grirë në rende.

E vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb