Nga: ZONJA VJOLLCA*

10 – 12 peta
500 ml qumësht
5 kokrra vezë
100 gr gjalpë
Kripë
Arrë moskat
Djathë të bardhë sipas dëshirës

Në një tas rrahim vezët e plota me qumësht duke i rregulluar me kripë dhe ½ lugë kafeje arrë moskat. Lyejmë tepsinë me gjalpë vendosim petët të cilat i lyejmë më parë me yndyrë, më pas shtojmë masën e qumështit me vezë, kështu vazhdojmë në çdo petë në fund e pjekim në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-25 minuta.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: