ITALI-Torta më e madhe në botë ka formën e Italisë dhe është e gjatë 16 metra. Arti i cake design, në masë gjigande, ka hyrë në rekordet Guiness.

Në Milano rreth 300 pastiçierë dhe dekorues kanë realizuar një tapet të ëmbël të gjerë 13.94 metra, të gjatë 16,46 metra dhe i lartë 54 centimetra.

Sipërfaqja e saj përbëhet nga pandispanja me simbolet italiane në miniaturë të cilët e kanë transformuar tortën në një vepër arti.

Monumentet kryesore të qyteteve italiane janë realizuar me çokollatë dhe me sheqer pudër, përpara se tu servireshin 12 mijë të pranishmëve të Hobby Show, në Panairin e Milanos. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb