Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako i shoqëruar nga Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj inspektuan mesditën e sotme Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë-Thanë, për të parë nga afër zbatimin e masave për sezonin turistik, masat e shtuara për parandalimin e azil kërkimit, bashkëpunimin me policinë maqedonase për parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar, krimit të organizuar e trafiqeve të paligjshme.

Cako Qafe Thane (9)

Gjatë inspektimit Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar dhe një takim në qendrën e përbashkët për koordinimin e informacionit mes dy policive, ku u takua me Drejtorin për Kufirin e Rajonit të Ohrit Z.Xhelal Lata, i cili shoqërohej nga shefi i luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Komandanti i pikës kufitare Qafë-Thanë.

Cako Qafe Thane (7)

Çako dhe Lata kanë vlerësuar bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy policive kufitare rajonale, ku ky bashkëpunim duhet marrë shembull për gjithë policitë e tjera.

“Ne kemi një sërë marrëveshjesh midis Policive tona të cilat zbatohen në mënyrë rigoroze dhe korrekte, akt-marrëveshjet më së shumti funksionojnë atëherë kur ne kemi kontakte të drejtpërdrejta dhe qendra e shkëmbimit të informacionit, qendra e përbashkët është një model i shkëlqyer i këtij bashkëpunimi, këtij bashkëveprimi i cili do të vazhdojë me kontroll rigoroz ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, me prioritet absolut të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të ndryshme ndërkombëtare edhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që i shmangen drejtësisë në territorin dhe juridiksionin e shtetit shqiptar apo maqedonas. Ju falënderoj për të gjithë punën e bërë, sinqeritetin e treguar dhe bashkëpunimin mjaft të vlefshëm dhe efikas”, tha Çako.

Cako Qafe Thane (6)

Ai theksoi se ky kontroll është në mënyrë të veçantë për ata që kërkojnë azil në vendet e BE-së.
“Në mënyrë të veçantë jemi këtu dhe për një aspekt i cili është bërë tashmë shqetësim lidhur me lëvizjen e disa shtetasve shqiptarë me qëllim dhe kërkesë për azilkërkim në vendet e BE, të cilët deri diku janë shndërruar në një farë problemi për shtetin shqiptar por edhe për vetë ata, duke mos e kuptuar dhe mos e konceptuar qartë se integrimi i vendeve tona bëhet me rregulla, bëhet me norma dhe jo në mënyrë klandestine ose dhe duke shkelur parimet bazë të integrimit të BE.
Në këtë aspekt them që së bashku do vazhdojmë kontributet për t’ju bërë të qartë atyre se azilkërkimi është një fenomen i cili nuk ekziston, e drejta për të përfituar në këtë mënyrë është zero dhe do të vazhdojë të jetë zero.
Ne u tregojmë dhe i orientojmë ata se ka forma të vazhdueshme ligjore, përmes kontratave ligjore të punës nëpërmjet Ministrive përkatëse”, deklaroi Çako.

Cako Qafe Thane (5)

Nga ana e tij, Drejtori për Kufirin në Rajonin e Ohrit, Xhelal Lata tha se bashkëpunimi deri tani ka qenë i shkëlqyer.

Cako Qafe Thane (3)

“Ju falënderojmë juve për atë që bëni me kërkesat tona për të shmangur dhe për të luftuar krimin ndërkufitar, kalimin e paligjshëm të kufirit, trafiqet e paligjshme, trafikun e lëndëve narkotike dhe parandalimin e atyre shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për arsye azilkërkimi.
Dy javët e fundit janë kapur dy persona shqiptarë të cilëve në kontrollet e bagazheve të tyre iu gjetën edhe dokumente origjinale shqiptare.
Këtë luftë ne do ta vazhdojmë bashkërisht dhe do të jetë dhe më tepër rigoroze pasi është dhe një kërkesë e juaja, por ne do ta shtyjmë dhe më tepër bashkëpunimin e tanishëm dhe në të ardhmen që ata shkelës të kapen dhe normal të marrin dënimin e duhur”, tha Lata.

Cako Qafe Thane (1)

Cako Qafe Thane (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb