TIRANE- Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çaka ka zhvilluar një vizitë pune në Greqi, ku është takuar me homologun grek Dimitros Tsaknakis. Takimi i Drejtorëve të Policisë dhe delegacioneve që i shoqëronin u zhvillua në Janinë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke, Dimitros Tsaknakis, ka uruar z. Çako për detyrën dhe ka vlerësuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy policive si mjaft të mira. Ai ka shprehur vendosmërinë për t’i forcuar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dy palëshe.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Haki Çako e ka falënderuar homologun e tij për ftesën, duke i konfirmuar po të njejtim vlerësim për marrëdhëniet dy paleshe dhe është shprehur se policin nuk e dallon dhe ndan gjuha apo shtetësia. Policia ka një gjuhë dhe një shtetësi, ligjin. Shërbim për të siguruar rendin dhe të luftojë krimin. Këto parime i bashkojnë punonjësit e policisë në çdo cep të globit.

Takimi ka vijuar me dikutimin rreth disa tematikave aktuale si: Lufta ndaj krimit ndërkufitar dhe migracionit të paligjshëm, Lufta ndaj krimit të organizuar; Lufta kundër terrorizmit; Rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy policive tona;Diskutim i Draft-Marrëveshjes me Greqinë për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Përbashkët të Bashkëpunimit Policor në Kakavijë.

* Finalizimin e protokollit të zbatimit të marrëveshjes së ripranimit të shtetasëve të parregullt.

Gjatë takimit u ra dakort që: Të forcohet bashkëpunimi për parandalimin e Migracionit ilegal dhe Lufta ndaj krimit ndërkufitar. Të rritet dhe forcohet bashkëpunimi në fushën e krimit të organizuar, trafikut të drogave dhe trafikimit të qënieve njerëzore. Të rritet shkëmbimi i informacioneve për personat në kërkim, krimet e renda dhe aktet terroriste. Zhvillimin e operacioneve të përbashkëta me policinë greke në fushën e trafiqeve të paligjshme. Si dhe të punohet për finalizimin sa më shpejt të Draft-Marrëveshjes me Greqinë për ngritjen dhe funksionimin e Qendrës së Përbashkët të Bashkëpunimit Policor në Kakavijë. Takimit të zhvilluar në Janinë mes dy drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare dhe policisë Greke , i ka paraprirë takimi i zhvilluar më datën 28.05.2015, në Sarandë ndërmjet dy Drejtorëve të Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin të Shqipërisë dhe të Greqisë , Genc Merepeza dhe Zacharula Tsirigoti.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: