BRUKSEL– Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka folur sot për temat që do të iniciohen për t’u diskutuar në takimin e radhës për bisedime në Bruksel me Kosovën.

Ai sot ka thënë se Beogradi dëshiron të diskutojë për çështjen e mbrojtjes së pronave serbe në Kosovë, statusin e Kishës Ortodokse Serbe dhe tema tjera, që nuk i ka specifikuar.

Sipas kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, vazhdimi i bisedimeve do të jetë më 27 janar.

Marko Gjuriç më pas ka shtuar se ndër temat tjera që dëshirojnë t’i shtojnë për diskutim është qarkullimi i trafikut mes Kosovës dhe Serbisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: