Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, ka deklaruar pas ndeshjes se humbja erdhi pasi nuk u zbatuar mjaftueshëm urdhri për të mos kaluar të gjithë në aventurë.

“Hera e dytë pas ndeshjes me Portugalinë që pësojmë gol në fund. Sot ndoshta ishte edhe më evidente që nuk e kishim forcën për të shënuar, por nuk duhej ta pësonim. Në ato minuta finale po mundoheshim të mos rrezikonim dhe të mos kalonim të gjithë në aventurë, por nuk e zbatuam mjaftueshëm këtë urdhër. Një gabim që erdhi nga dëshira e madhe për të fituar, pasi ishte shansi për të festuar që sot kualifikimin, por kjo na kushtoi shtrenjtë. “Duhej më shumë qetësi dhe të mjaftoheshim me 0-0, që na lejonte të shkonim për dy rezultate në Armeni”, ka deklaruar Cana, shkruan sport.al.

Ai ka shtuar më tej se janë njohur me fitoren e Portugalisë, por duhet të mos kalonin në sulm.

“Fitorja e Danimarkës? Po, na e tha trajneri dhe ishte një sinjal për qetësi, që të mos kalonim tërësisht në sulm. Më vjen keq, sepse në ato momente mund të bënim diçka më shumë dhe të merrnim të paktën pikën. Tani jemi të detyruar të përmirësohemi urgjentisht, sepse luajmë finalen në Armeni”, ka thënë Cana. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: