Mediat italiane paraqitën si një mundësi reale, rikthimin e ish kapitenit të kombëtares shqiptare, te Lazio, ekip ku luajti për katër sezone, në vitet 2011-2015. Arsyeja? Lazio është në një situatë emergjente në repartin e mbrojtjes, pas dëmtimit të disa futbollistëve. E vetjma zgjidhje për Lazion janë futbollistët pa kontratë, me të cilët mund të nënshkruash menjëherë, pa pritur merkaton e janarit.

Por, Lorik Cana ka folur për mundësinë e transferimit të tij te Lazio në një Radio të Romës, duke sqaruar gjithçka rreth aludimeve të mediave italiane. Cana mohoi çdo mundësi të rikthimit në futbollin e luajtur dhe tregoi planet e tij për të ardhmen.

“Nuk rikthehem më të luaj. E kam lënë futbollin që pas përfundimit të europianit dhe tani kam projekte të tjera. Aktualisht po drejtoj një organizatë për promovimin e sportit në Shqipëri dhe njëkohësisht po ndjek kualifikimet për trajner. Do të më pëlqente të drejtoja kombëtaren, por nuk është në planet e mia afatshkurtra”, u shpreh Cana.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: