Candice Swanepoel do të kthehet në pasarelat e modës të Victoria’s Secret.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë 29-vjeçarja për fansat në Instagram, të cilët e kanë ndjerë mungesën, pas ardhjes në jetë të fëmijës se saj të parë.
E shtrirë në krevat në një set fotosh intime, modelja është kujdesur që të vë në pah fizikun e saj të admiruesëm.

Candice do ti bashkohet skuadrës së Victoria’s Secret duke përfshirë edhe modelet, si Elsa Hosk e Alessandra Ambrosio.

Modelet po përgatiten për të marrë pjesë në paradën e radhës që do të mbahet në Kinë më 28 nëntor.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb