IGUMENICE- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap teksa transportonte drogë. Mediat greke bëjnë me dije se Erion Topit nga Durrësi iu sekuestruan 121 kg marijuanë.

Shqiptari u kap sot në Parapotamo të Igumenicës, ndërkohë që në kërkim është shpallur një tjetër shqiptar.

Mësohet se policia greke ka zbuluar 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg 492 gram marijuanë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: