GREQI– Një tjetër sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga u kap në Rajotë Igumenicës. “BalkanWeb” mëson se policia greke ndaloi një shqiptar 38 vjeç, i cili thuhet se po lëvizte në këmbë duke mbajtur një çantë në krah.

Ndërkohë, pas ndalimit nga policia, shqiptari Saimir Halili, nga Shkodra, në çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 21 pako me 18 kg 492 gram marijuanë dhe 1 celular.

Po ashtu, raportohet se droga do transportohej me një mjet, i cili pritej të vinte nga momenti në moment për ta tregtuar më pas në Greqi. Sakaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb