Javë më parë, reperi i njohur Capital T publikoi projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim Cliqme dhe Koach2.0.

“Across the world”, titullohej kënga e tyre më e re, të cilën treshja në fjalë e sollën edhe me klip.
Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e reperëve, ndërsa është shpërndarë shumë edhe në rrjetet sociale.

Jeremy3

Mbështetje për këtë projekt kanë dhënë edhe figurat publike nga showbizi ndërkombëtar. Jeremy Meeks, i njohur ndryshe si “krimineli më i bukur në botë”, ishte bërë i famshëm pasi fotografitë e tij u publikuan disa vite më parë nga burgu.

Po ai ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një video, ku ka kërkuar mbështetje për këngën “Across the world”, ndërsa ka etiketuar edhe artistin shqiptar si një ndër interpretuesit e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb