Carmen Dell’Orefice është 83 vjec dhe është modelja më e vjetër në botë, por pavarësisht viteve ajo vazhdon të jetë aktive ne fushën e modës.

Carmen ka pamjen e një ‘mbretëreshe të akullt’, me flokë të bardha, trup të gjatë e të hollë dhe fytyrë të tërhequr, gjë që e bën gati të pabesueshmë moshën e saj reale.

83-vjecarja e ka filluar karrierën e saj, që në moshën 15-vjecare, ku pozoi për herë të parë në kopertinën e revistës prestigjoze amerikane ‘Vogue’.

Në një intervistë për ‘New You’, ajo deklaroi se vazhdon të ketë një jetë seksuale aktive dhe nuk ngurroi të krahasonte seksin me frymëmarrjen, pa të cilën nuk jetohet.

Ajo gjithashtu shprehu keqardhje për modelet e ditëve të sotme, të cilat sipas saj e kanë shndërruar veten në një ‘objekt që jepet me qera’, duke shkuar në shtrat me këdo për të qenë të suksesshme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb