TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kthyer përgjigje sekretares për marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Dumës, duke mohuar të ketë udhëtuar me çarter drejt Parisit, para dy ditësh, më 16 janar, siç deklaroi pak më herët Duma, e cila shtoi se çarterin ia pagoi biznesmeni Artan Sheqeri me një kosto 60-70 mijë euro.

“The që jam në Paris, u nxitove…Ka qënë dje the pastaj, ne dje ishim tek kopshti 17 në Tiranë. Dy herë gënjeve, dole të tretën dhe the e kam të vërtetë. Ka qenë pardje me një çarter. Duke qenë se kanë kryetarin emigrant, po ju them se ne kemi vendosur të jetojnë këtu. Fiksimi i tyre është ta nxjerrin kryebashkiakun emigrant”,- sqaroi Veliaj.

Më tej, ai lexoi të gjithë axhendën e pardjeshme të nisur me një takim tek shkolla “4 dëshmorët”, i vazhduar me një takim në sheshin “Skënderbej”, e më pas në një aktivitet të ministrit Klosi, si dhe një takim me dy ambasadorë, ndërsa e ftoi Dumën që të gënjente kreun aktual të PD-së dhe pararendësin e tij, Sali Berishën, pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të gënjehen me llafe.
thumbnail_Foto02

thumbnail_Foto01
“Ditën e hënë, kam pasur edhe dy takime të rëndësishme me dy Ambasadorë të akredituar në Tiranë: Ambasadorin e OSBE-­së, Bernd Borschardt dhe ambasadorin e Austrisë, Johan Sattler. E sfidoj Partinë Demokratike ta provojë qoftë me drejtuesit e shkollës “4 Dëshmorët”, qoftë me dy ambasadorët e nderuar Borchardt dhe Sattler, qoftë me Ministrin Klosi, për takimet në fjalë. Më vjen keq që një parti, e cila kërkon të qeverisë vendin nesër, sot është përpjekur dy herë të mashtrojë opinionin publik”, tha Veliaj.

“E bëra këtë transparencë se mos ka ngelur ndonjë qytetar që nuk i beson punës por llafeve. Në Tiranë do humbin paq, se nuk mund të na ofrohet gënjeshtra në vend të punës. Zonja në fjalë ka marrë shumë njerëz në qafë me pallatet, shpresoj ta bëjë këtë edhe me Lulin e Berishën”,- shtoi Veliaj.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: