Turqia nuk ka përdorur kurrë armë kimike në operacionet e saj në Siri dhe po i kushton vëmendje të veçantë civilëve, tha sot Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ai mohoi akuzat e forcave siriane kurde dhe një grupi vëzhgues, se Ankaraja kishte kryer një sulm me gaz në rajonin Afrin. Çavusoglu deklaroi se kjo ishte një propagandë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb