Pragë – Numri i viktimave pas aksidentit tragjik të një treni në qytetin çek Studenka ka arritur në tre pas vdekjes së një të moshuari gjatë natës, njoftoi sot një zëdhënës i Spitalit Universitar në afërsi të Ostravës, qytet ky në lindje të vendit.

”Në gjëndje të rëndë shëndetësore janë edhe tre persona të tjerë”, shtoi ai.

Më herët, një 39- vjeçar dhe një tjetër 49-vjeç humbën jetën kur treni i shpejtësisë së lartë u përplas me një kamion polak që kishte ndaluar në kryqëzimin e rrugës me hekurudhën.

”Dyshohet se shoferi i kamionit nuk ka respektuar dritën paralajmëruese në kryqëzim. Ai është arrestuar dhe është marrë në pyetje”, njoftoi një zëdhënës i policisë.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: