Çelsi është ekipi i fundit që kalon në gjysëmfinalet e Kupës FA në Angli. Blutë e Londrës mposhtën mbrëmjen e sotme në shtëpi me rezultatin 1-0 Mançester Junajtidin duke iu bashkuar Arsenalit, Mançester Sitit dhe Tohenhemit në hapat e fundit të garës për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Angli.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte e dominoi totalisht takimit duke qënë se puna iu lehtësua shumë pasi Mançesteri mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Herrerës në minutën e 35-të.

Golin e vetëm të Çelsit e shënoi Kante në minutën e 51-të të takimit. Ndërkohë nuk munguan thumbimet mes trajnerit të Junajtid, Murinjo, dhe tifozëve të Çelsit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: