TIRANË- Neni 13 i pr.ligjit për Prokurorinë e Posaçme që lidhej me kufizimin e lirisë së medias do të ndryshojë, për shkak se sillte keqkuptime.

Neni 13, pika 3 thote se: “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.

Termi i përdorur në formulimin e nenit u kritikua nga gazetarët, të cilët i kërkuan Kuvendit që të mos ta votojë. Sipas gazetareve termi “Influencë e papërshtatshme”, krijon hapësirë për çdo lloj interpretimi për të kërkuar dënimin e gazetarëve. Mjafton që një prokuror ta cilësojë si të papërshtatshme raportimin e një medieje, dhe gazetari të gjendet përpara bankës së të akuzuarit.

Për të reagoi edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili akuzoi se pas këtij neni fshihej Rama. Basha tha se Rama me këtë nen kishte parashikuar qelinë për gazetarët që mbajnë qëndrime të papërshtatshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb