Një nga dy çerekfinalet e “Champions League” që ishte e programuar për të luajtur dje, mes Atletico Madrid dhe Lesiter, ka bërë që të mos flitet vetëm për sportin.

Mediat britanike raportojnë se një grup huliganësh që mbështesin Leister-in kanë shkaktuar rrëmuja disa orë para takimit shumë të rëndësishëm. Ata kanë shkatërruar disa lokale që gjendeshin afër sheshit ku kishin vendosur të mblidheshin si dhe kanë ndezur tymuese duke prishur rendin që mbizotëronte para se ata të mbërrinin.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën ndërsa nuk është raportuar për të shoqëruar në polici.

Kujtojmë që sfida mes Atletico-s dhe Leister përfundoi në favor të vendasve që realizuan golin e vetëm të takimit me anë të Antonio Griezman.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb