TIRANE- Që pas 18 majit, datë në të cilën u lidh dhe marrëveshja mes Partisë Socialiste dhe PD-së, mes aleatëve në qeveri nisi sulmi përmes deklaratave. Andaj, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Të Paezkspozuarit’ në ‘News24’, kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi se sulmi ndaj LSI-së nuk lidhet me ish-kreun, Ilir Meta, por vetëm me sistemin e krijuar ndër vite.

‘BalkanWeb’
sjell pjesë nga intervista e gazetarit Ylli Rakipit me kryeministrin Edi Rama.

Rakipi: Ç’është ky sulm ndaj Ilir Metës?
Rama: Nuk është sulm. Më gjej një sulm atje dhe të jap përgjigje.
Rakipi: Kush janë shushunjat?
Rama:
Dëgjuat ndonjë sulm për Metën?

Rakipi: Ju flini për policinë gri?
Rama:
Nuk ka lidhje me Ilir Metën, por me një sistem të krijuar prej disa vitesh. Unë nuk flas për partitë. Po të them është sistemi që është ndërtuar për të kapur shtetin dhe për të përdoruar zyrat për të punësuar aktivistë partie dhe për të rritur influencën e partive, ku një parti ka pyetjet, një sardelet, një pyjet etj.
(ed.me/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb