NGA IRA LONDO

GREQI- “Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Çështja çame për Shqipërinë, është çështje e së drejtës themelore”. Ky është thelbi i intervistës që kryeministri Rama ka dhënë për gazetën greke “Ta nea”, një intervistë që gazeta e ka titulluar “Çamet janë shqiptarë me të drejta”.

“Për ne në Shqipëri çështja çame ekziston vetëm si një çështje e të drejtave themelore të shqiptarëve, të cilët dikur jetonin në vendin tuaj dhe asgjë më shumë se kaq”.

Për të qenë më i qartë, Rama i drejton një pyetje opinionit publik grek:

“Mund ta imagjinoni sot në shekullin e 21, se burra dhe gra të moshuar në Shqipëri e kanë të ndaluar të hyjnë brenda kufijve të Greqisë, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?”.
ram
Më tej, kryeministri Rama shprehet:

“Nuk besoj se çdo njeri i matur do të ishte në kundërshtim me të drejtën që ata njerëz gëzojnë për të udhëtuar në Greqi, ose që ata apo fëmijët e tyre të kenë mundësinë për të kërkuar në rrugë ligjore të drejtat mbi pasurinë, ashtu siç do të vepronte çdo qytetar evropian”.

Duke folur për kufijtë detarë, kryeministri Rama siguron se qeveritë e dy vendeve po arrijnë një marrëveshje të mirë.

“Dy qeveritë janë afër arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë e drejtë për të dyja palët, për Shqipërinë dhe Greqinë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb