Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Çështja ‘Tahiri’, Vasili thirrje Ramës: Ke afat deri të mërkurën për të vendosur drejtësi!

petrit vasili

TIRANE- Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në emër të forcës së tij politike i ka lënë afat deri të mërkurën kryeministrit Edi Rama që të vendos drejtësi sa i takon çështjes që lidhet me heqjen e imunitetit dhe arrestimin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit i implikuar në disa përgjime mes trafikantëve të drogës të grupit ‘Habilaj’.

Mes të tjerash Vasili tha se LSI ka shpresë se prokuroria do të hetojë këtë çështje.

“Megjithatë ende ekzistojnë prova të forta, që mendoj se janë të pakapërcyeshme për kryeministrin e vendit, dhe prova më e fortë e vërtetë, jo hipokrite, është e mërkura. Të mërkurën, ky kryeministër që llomotit pa fund, një llogore pa sens, pa kuptim, që s’të çon asgjëkundi, ka një provë shumë të qartë, të vendoset me krimin apo kundër tij. Bëhet fjalë për krim të organizuar dhe të strukturuar. Të vendoset në anën e ligjit, apo të anti-ligjit. Të vendoset në anën e parlamentit, që ndihmon e mbështet organet e prokurorisë që ë bëjnë drejtësi, të zbulojnë të vërtetat e rënda, të cilët i shërbejnë Shqipërisë për të qenë më të sigurtë; por do të mbulojë këto të vërteta. Të vendosë nëse është për reformën në drejtësi, për të cilën u çor e u lodh vite të tëra, ku të gjithë e kuptuan se ishte thjesht dhe vetëm një farsë, apo për ta kapur drejtësinë e cila dënon të pafajshmit dhe do të mbulonte thellësisht të fajshmit, sikurse po bën edhe sot. Është kaq e vërtetë kjo, saqë edhe në këtë situatë, mbas votimit të djeshëm, u duk qartë vullneti për të qenë me krimin dhe jo kundër tij.”, tha Vasili.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 12 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.