TIRANE- Greqia është i vetmi vend fqinj me të cilin kemi ende çështje të hapura, për të cilat kërkohet angazhim dhe bashkëpunim reciprok për t’u zgjidhur. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, teksa ka shprehur si pikë të rëndësishme të programit të tij qeverisës, marrëdhëniet e mira me fqinjët.

Rama tha se vendi ynë është i angazhuar për miqësi reciproke dhe bashkëpunim me vendin fqinj, por theksoi se për asnjë moment Shqipëria nuk do mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të të drejtave të vet.

“Duam miqësi reciproke, angazhim të ndërsjellë dhe bashkëpunim reciprok me Greqinë. Por Shqipëria nuk do mbyllë as sytë dhe as gojën në mbrojtje të të drejtave të vet. Koha do sjellë zgjidhjet e dëshiruara për të dyja palët më këmbë në tokë, dhe jo me deklarata fluturake”, u shpreh kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: