BE-ja i ka lënë Belgjikës afat deri sot në mbrëmje për të thënë nëse do ta nënshkruajë ose jo traktatin e shkëmbimit të lirë me Kanadanë(CETA), proces i bllokuar nga rajoni Wallonie, për shkak të të cilit do të anulohet samiti i nënshkrimit i parashikuar për të enjten.

‘Tani shpresojmë që Belgjika të arrijë ta zgjidhë me sukses këtë çështje”, u shpreh Komisionerja Evropiane për Tregtinë, Cecilia Malmström, në faqen e saj në Twitter.

Belgjika është i vetmi ndër 28 vendet e BE-së që nuk mundet ta nënshkruajë CETA-n, marrëveshje që ka të bëjë me më tepër se 500 milionë evropianë, për shkak të bllokimit të vendosur nga Valonia, rajon frankofon në jug të Belgjikës me 3,6 milionë banorë.

Sipas kalendarit fillestar, ceremonia e nënshkrimit mendohej të zhvillohej të enjten në Bruksel në prani të Kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb