TIRANË- Përveç krerëve të rretheve, kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi sot edhe grupin strategjik të protestës së nisur prej 8 ditësh para kryeministrisë.

Gazetarja Elda Menga tha për “BalkanWeb” duke cituar burime nga brenda selisë blu, se në takimin me grupin strategjik është folur për thirrjen e një mitingu të dytë si ai i 18 shkurtit.

Nuk është vendosur ndonjë datë, por mendohet se ky miting do të bëhet në fillim të marsit. Ndërkaq mësohet gjithashtu se ka nisur puna për organizimin e mitingut të dytë të opozitës.

Ndërsa përsa i përket koordinimit me degët e partisë në rrethe, krerëve të tyre iu është shpërndarë një grafik për aktivitetin që duhet të bëjnë dhe protestat në Tiranë duke iu bashkuar çadrës deri më datën 5 mars, pra për 10 ditët e ardhshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: