TIRANE- Në partinë Demokratike janë krijuar tashmë dy kampe, pro dhe kundër Bashës. Ata kundër e akuzojnë kreun e ngrirë se me anë të procesit zgjedhor po cenon demokracinë e brendshme të partisë.

Këtë situatë e ka komentuar sot edhe ish-deputetja e PD, Mesila Doda e cila përmes një statusi në Facebook thotë se shumë prej atyre që flasin sot për demokraci në PD i kanë bërë gjyqin publik para dy vitesh.

“Shumë e çuditshme, sot po më kujtohet ajo shprehja… çfarë ke mbjellë, do korrësh…
Shumë prej këtyre që flasin sot për demokraci në PD ishin ata që më bënin gjyqin publik mua para dy vitesh e deri para pak javësh dhe i dukej e tmerrshme kur flisja për demokraci të brendshme e për nevojën e rregullave demokratike në parti…”, ka shkruar Doda në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: