BRITANI-Policia e Londrës ka dhënë detaje për alarmin për sulm të mundshëm në stacionin Oksford duek krijuar kaos dhe panik tek qytetarët. Policia thotë se kishte marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në stacionin e metrosë afër rrugës Oxford, gjë që detyroi të rrethojë zonën dhe të evakuojë banorët.
46AA0F9900000578-5114827-image-a-62_1511552737791
“Jemi përgjigjur sikur incidenti të jetë një ngjarje terroriste. Oficerë të armatosur dhe të paarmatosur janë në vendngjarje dhe po bashkëpunojnë me policinë rrugore”, ka deklaruar më herët policia.

Por pas disa verifikimesh ka rezultuar se raportimi për të shtëna ka qenë një alarm fals dhe tashmë është njoftuar zyrtarisht se në zonë nuk ka asnjë rrezik.

Dëshmitarë të shumtë shkruan në mediat sociale se kanë parë njerëz të shumtë që largoheshin me shpejtësi dhe të zënë nga paniku nga stacioni i Oksford, por tashmë gjithçka i është kthyer normalitetit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: