BRITANI E MADHE – Një zarf i cili kishte brenda pluhur të bardhë u dërgua në pallatin mbretëror në adresë të Princ Harry dhe të fejuarës së tij, Meghan Markle, duke shpërndarë kështu frikën për një sulm terrorist. Detektivët kundër terrorizmit filluan menjëherë investigimin pasi letra mbërriti në pallatin mbretëror.
170926101054-01-prince-harry-meghan-markle-0925-exlarge-169
Policia e Britanisë së Madhe po vijon hetimin për letrën “raciste” me pluhur të bardhë që i është dërguar të fejuarës së Princit Harry, të mërkurën.

Sipas hetimeve të para letra përmban një mesazh racist. Zyrtarët e policies anti terrorizëm u thirrën menjëherë pasi letra u pranua më 12 shkurt në një zyrë në Pallatin St James, në qendër të Londrës. Por pas analizave të kryera, rezultoi se pluhuri ishte i parrezikshëm shkruan CNN.

Ndërkohë zyra e shtypit pranë Princit Harry ka refuzuar të komentojë. “Policia është duke hetuar, pasi një pako me një substancë u dërgua në Pallatin St. James të hënën, më 12 shkurt”,- tha policia në një deklaratë.

“Substanca, pas analizave të kryera, rezultoi e parrezikshme. Po hetohet gjithashtu edhe për një pretendim në lidhje me disa mesazhe dashakeqëse në të njëjtën pako”,- thuhej në deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: