E ashtëquajtura “darka e ngjalave” Rama-Meta e katër viteve më parë, çoi kreun e PS-së dhe atë të LSI-së në arritjen e marrëveshjes më 1 Prill 2013.

Katër vite më pas, kur edhe marrëveshja mes tyre ka skaduar zyrtarisht, Rama e Meta kanë vendosur të darkojnë sërish me prodhime deti, por kësaj here jo në Gjirin e Lalsit por në zemër të kryeqytetit, e pikërisht tek “Pazari i Ri”.

Por, ndryshe nga hera e parë kur “kumbar” i marrëveshjes Rama-Meta ishte një personazh, jo politik, si Leonard Koka, kësaj here dy bashkëkryetarët e mazhorancës qeverisëse kanë zgjedhur sot dy “dëshmitarë” të rinj.

Burime për “BalkanWeb” pohojnë se në darkën Rama-Meta janë ftuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si edhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, që siç edhe kuptohet qartësisht janë edhe dy bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës e Metës.

Mbetet të pritet edhe pak nëse Kryeministri dhe kryeparlamentari do të arrijnë apo jo marrëveshjen që po “gatuhet” tek “Pazari i Ri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb