Ndërkohë që Turqia dhe Greqia i kanë acaraur marrëdhëniet e tyre për shkak të konfliktit mbi përkatësinë e ishujve, që Turqia i njeh me emrin Kardak, ndërsa Greqia Imia, të pozicionuar mes ishullit grek Dodecanese dhe brigjeve të Turqisë jugperëndimore, një incident i rrezikshëm raportohet të ketë ndodhur mbrëmë.

Sipas zougla.gr pak para mesnatës së djeshme në ishujt e kontestuar, një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det.

Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke.

Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë, një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje.

Konflikt ky që i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm.

Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të shteteve të bashkuara.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb