TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sërish një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, ku nuk kursen akuzat për pasardhësin e tij, Edi Ramën dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në adresë të Berishës ka ardhur një mesazh nga qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon terrorin e bandave në Elbasan, ndërsa shton se ajo drejtohet nga Suel Cela dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i kryetarit të bashkisë, Qazim Sejdini.

MESAZHI I BERISHËS
Bandat Rama – Çako godasin me arme policine ne Elbasan!
Lexoni mesazhin e qytetart dixhital! sb
“Pershendetje i nderuar zoti Sali Berisha.Elbasani vazhdon te jet i terrorizuar nga banda e Suel Celes dhe dhenderit te kryetarit te bashkise elbasan Sokol Sanxhaktari. Banda ne fjale del ne qytet vetem ne autokolen me mjete te blindura( dy range rover dhe ne audi). Dje eshtë bere ndalimi nga Shqiponjat i njeres prej makinave te blindura Range Rover me targe AA 040 OJ per identifikimin e mjetit dhe ka ber shoqerimin per ne komisariat te makines ne fjale. Rruges per ne komisariat Audi tjeter i blinduar i bandes Suel Cela vjen dhe godet me force mjetin e policise qe po bente shoqerimin ne komisariat. Me pas mjetet e blinduara kan ikur per ne strofullen e bandes Cela-Sanxhaktari i cili eshtë tregu Ushqimor ne te cilin ndodhen vetem njerez te armatosur. Elbasani po sundohet nga kjo bande e cila operon me shume qetesi pasi prapa tyre qendrojne kryetari i bashkise Elbasan (vjerri i Suel Sanxhaktarit dhe mik i ngushte i babait te Sule Celes)”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: